Këshilli Mësimor i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike mban mbledhjen e radhës

27 Janar 2024
The Teaching Council of the Faculty of Computer Sciences holds its next meeting

Me 26 janar Këshilli Mësimor i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën përveç stafit morën pjesë dy studentë, një anëtar i stafit nga administrata që ka të bëjë me fakultetin dhe një pjesëtar nga industria.

Përpos diskutimeve për përfundimin e semestrit dimëror, në mbledhje u diskutua edhe për procesin e riakreditimit të programit të BA professional në programim, si dhe akreditimit të dy programeve të reja. Në mbledhje për këtë pikë raportuan bartësit e këtyre programeve.

Pikat e rendit të ditës ishin:

  1. Përfundimi i semestrit dimëror
  2. Programet e reja akreditimin/riakreditim
  3. Afati i provimeve janar 2024
  4. Të ndryshme

Diskutimet ishin të mjaftueshme për të gjitha pikat e rendit të ditës, e sidomos për bartësit e programeve, ashtu që ata t’i siguronin inputet e mjaftueshme për vazhdim të mëtejmë të punës.

Share: