Klubi i Debatit i Fakultetit të Administratës Publike organizon aktivitet me temën “Marrëveshjetndërkombëtare dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi”

16 Dhjetor 2024

Është organizuar aktivitet informativ nga Klubi i Debatit i Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB, me temën “Marrëveshjet ndërkombëtare dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi”. Gjatë këtij debati, studentët patën mundësinë të prezantojnë dhe të diskutojnë në detaje marrëveshjet ndërkombëtare të arritura deri më tani, duke theksuar rolin e tyre në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pjesëmarrësit u angazhuan në një diskutim që analizonte sfidat, mundësitë dhe ndikimet e këtyre marrëveshjeve në zhvillimet politike dhe sociale në rajon. Ata gjithashtu diskutuan mbi rëndësinë e dialogut dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme që do të mundësojë stabilitetin dhe paqen në Ballkan.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe dekani i Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja, i cili mbështeti iniciativën e klubit, ndërsa inkurajoi studentët të angazhohen në temat e tilla që janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe rajonit, bashkë me profesorin Lavdim Terziu që kontribuoi me ekspertizën e tij dhe ofroi perspektiva të vlefshme, për të kuptuar më mirë ndikimin e këtyre marrëveshjeve në politikën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i organizuar nga Klubi i Debatit ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët që të zhvillonin aftësitë e tyre të debatit dhe analizës kritike mbi çështje aktuale, si dhe të kontribuonin në krijimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv mbi çështjet e rëndësishme të politikës ndërkombëtare.

Share: