Klubi i Debatit i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mban seancën e radhës të debatit

22 Janar 2024
The Debate Club of the Faculty of Foreign Languages holds its next debate session

Me temën “A është gjuha angleze në rolin e lingua franca-s duke zbehur gjuhët tjera”, është mbajtur seanca e radhës e debatit nga Klubi i Debatit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB.

Ky aktivitet i radhës u vlerësua nga juria e përbërë nga tre profesorë të këtij fakulteti: Marika Butskhrikidze, Aida Alla dhe Bujar Rushiti, të cilët vendosën në fund se grupi fitues ishte ai që mbrojti tezën se gjuha angleze nuk ndikon negativisht te gjuhët tjera.

Debatet studentore synojnë t’i aftësojnë studentët për të folurit në publik, të menduarit kritik dhe analitik, përdorimin e burimeve të sakta gjatë argumentimit dhe krijimin e lidhjeve me studentë të grupeve të tjera.

Share: