Klubi i Debatit zhvilloi vizitë në Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit

14 Qershor 2022

Studentët e Klubit të Debatit nga Fakulteti i Administratës Publike të Kolegjit AAB, u mirëpritën në Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Aktiviteti përfshiu një seancë debati me drejtorin e kësaj zyre, z. Mentor Borovci, gjatë së cilës studentët patën mundësi të njoftohen nga afër me punën e kësaj zyre dhe në mënyrë të veçantë u njoftuan për mënyrën dhe procesin e hartimit të ligjeve në Republikën e Kosovës në përputhshmëri të plotë me standardet dhe normat e Bashkimit Evropian.

Klubi i debatit funksionon në kuadër të Fakultetit të Administratës Publike dhe afron studentët me përvojën dhe praktikën në institucione të ndryshme të vendit.

Share: