Kolegji AAB organizon program për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor 2025

Me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit dhe 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kolegji AAB ka organizuar një program të veçantë kulturor e ceremonial, me pjesëmarrjen e studentëve, stafit akademik dhe të ftuarve të shumtë.

Në program pati aktivitete të ndryshme si interpretime muzikore dhe recitime kushtuar figurave historike, ekspozita artistike nga Fakulteti i Arteve, si dhe një program solemn që nderoi kontributin e personaliteteve të shquara të historisë shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Kolegjit AAB Prof. Dr. Blerim Olluri, e cilësoi 28 Nëntorin si datë që na bashkon për të kujtuar sakrificat dhe kontributin e paraardhësve tanë. Andaj Kolegji AAB angazhohet për të edukuar brezat e rinj që të punohet për një të ardhme më të mirë.

Si universitet, ne kemi detyrën të kujtojmë dhe të edukojmë brezat e rinj për këtë trashëgimi të shenjtë, për të ruajtur kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe për të siguruar që vizioni i tyre për një komb të fortë dhe të bashkuar të jetojë nëpërmjet veprës sonë akademike dhe angazhimit social. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë”, tha z.Olluri ndër të tjera.

Kjo ngjarje dëshmoi përkushtimin e Kolegjit AAB për të ruajtur, kultivuar dhe promovuar trashëgiminë kombëtare.

Share: