Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB ka akredituar programin për edukimin e vazhdueshëm profesional “EVP Infermieror II” pranë Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Infermierëve të Kosovës.
Ky program ka për qëllim organizimin e trajnimeve për profesionistët e kujdesit shëndetësorë, që kërkojnë njohuri të reja dhe plotësuese profesionale, synon lartësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore. Krahas ofrimit të informacioneve më të reja nga fusha e infermierisë dhe të kujdesit shëndetësor, njëri nga qëllimet e këtyre trajnimeve, është edhe mundësimi i rilicensimit të profesionistëve infermierorë në Kosovë.
Përmes këtij programi, synohet të arrihen nivelet e shërbimeve evropiane në sektorin e kujdesit infermieror, por edhe të përmbushen kërkesat e kohës në mbështetje të kujdesit ndaj pacientit.
Vijuesit aktivë të programit “EVP Infermieror II”, do të mund të sigurojnë 8 pikë akredituese, ndërsa pjesëmarrësit pasiv sigurojnë 6 pikë akredituese.
Gjatë gjithë vitit kalendarik do të ofrohen 9 termine me tema të ndryshme në bashkëpunimin me Universitetint Dokuz Eulyl nga Turqia.
Ju lutemi, pasi që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, mos vononi për të siguruar pjesëmarrjen tuaj duke dërguar një email aplikues (me detajet tuaja personale dhe të kontaktit) në këtë adresë elektronike:
[email protected];
apo edhe duke telefonuar në numrin:
+383(0)45/100-893.
Ju mirëpresim!
Të bashkëngjitura gjeni temat dhe terminet: