Kolegji AAB bashkëorganizator i konferencës shkencore ndërkombëtare të mbajtur në Tiranë

14 Prill 2023

Është mbajtur në Tiranë konferenca shkencore ndërkombëtare “Are we ready? Challenges of the society facing digital transformation”, ku Kolegji AAB ishte bashkëorganizator me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Në këtë konferencë morën pjesë profesorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija, Rahmil Limani dhe Samir Jakupi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija, ishte në cilësinë e panelistit në sesionin plenar duke prezantuar temën “Siguria e të dhënave dhe sfidat e privatësisë”.

Ky është hapi i parë i bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, që pritet të shoqërohet edhe me forma të tjera të bashkëpunimit në të ardhmen.

Share: