Kolegji AAB bashkëorganizator i Kongresit të XV-të Europian “Përfundimi i pandemisë dhe emergjencat pas saj”

25 Qershor 2022

Sot, ka zhvilluar punimet Kongresi i XV-të europian mbi rolin e pandemisë dhe efekteve pas saj në spektrin mjekësor. Gjatë ditës u mbajtën dy panele me doktorë dhe specialist të mjekësisë, derisa bashkëorganizator i kongresit ishte edhe Kolegji AAB. Hapjen e konferencës e bëri dekani i Fakultetit të Stomatologjisë të Kolegjit AAB, Prof. Dr. Astrit Kuçi i cili ju uroj mirëseardhje pjesëmarrësve dhe u shpreh i lumtur që Kolegji AAB është partner në këtë konferencë bashkë me përfaqësues të tjerë nga fusha e mjekësisë. Konferenca ishte e ndarë në dy panele, që përbëheshin nga doktorë, specialist, pedagogë social, psikiatër etj.

Dr. Fadil Brovina, Dr. Blerim Berisha, Elena Miftari, Arjetë Nezaj, Dr. Drita Gashi Bytyçi, Dr. Albulena Gërguri, Dr. Esmeralda Babamusta etj..ishin vetëm disa nga panelistët të cilët prezantuan para të pranishmëve mbi edukimin e profesionistëve shëndetësor, urgjencave më të shpeshta onkologjike, trajtimin me injektime intravitreale etj.

Kolegji AAB po vazhdon të dëshmojë se gëzon partneritet të ngushtë me institucione vendore dhe ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.

Share: