Kolegji AAB mori pjesë në “Darkën e Lamës”, një nga kremtet më të lashta dhe më domethënëse të trashëgimisë shqiptare, që simbolizon mirënjohjen për përfundimin e punëve të korrjeve, begatinë dhe lidhjen shpirtërore të njeriut me tokën.
Në këtë ngjarje të veçantë, që u organizua nga Sh.S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, Kolegji AAB u përfaqësua nga Prorektoria për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji.
“Darka e Lamës” përçon vlera të thella të traditës, bashkimit dhe respektit për punën e bujkut shqiptar, duke rikujtuar rrënjët e përbashkëta dhe trashëgiminë shpirtërore të popullit tonë.
Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në këtë kremte përforcon përkushtimin e institucionit për ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare si pjesë e rëndësishme e identitetit arsimor dhe shoqëror.