Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB dhe Akademia Scantech nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila hap rrugë të reja të bashkëpunimit midis akademisë dhe industrisë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Asist. Prof. Dr. Aida Alla, dhe menaxherja e përgjithshme e Akademisë Scantech, Znj. Erleta Terpeza. Ky bashkëpunim do të mundësojë jo vetëm praktikë profesionale për studentët, por edhe projekte të përbashkëta me interes të ndërsjellë.
Të dyja palët u angazhuan se do të kontribuojnë për një proces sa më frytdhënës në dobi të studentëve të të dyja institucioneve.
