Kolegji AAB dhe “American Councils”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

26 Prill 2019

Kolegji AAB dhe “American Councils”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje ka për qëllim që të ofrojë informata për mundësitë e studimit në shtete të ndryshme të ShBA-ve për studentët e AAB-së që dëshirojnë të aplikojnë për bursa dhe oferta të tjera të mundshme për të studiuar në Amerikë.

Kjo marrëveshje parasheh shpërndarjen e materialeve promovuese të “American Councils” për studentët e Kolegjit AAB, organizimin e prezantimeve për studentët rreth programeve të studimit dhe mundësive të tjera të studimit, etj…

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga përfaqësuesi i “American Councils”, Gjeni Shporta dhe nga Prorektorja për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Kolegjin AAB, Venera Llunji.

Share: