Kolegji AAB dhe DokuFest forcojnë bashkëpunimin për rininë dhe kulturën

29 Janar 2026
Kolegji AAB dhe DokuFest forcojnë bashkëpunimin

Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Blerim Olluri, së bashku me stafin e kolegjit, zhvilloi një takim me Drejtorin e DokuFest-it, z. Eroll Bilibani, me synim zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Takimi u fokusua në zbatimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Bashkëpunimit tashmë të nënshkruar, duke hapur mundësi konkrete për përfshirjen e studentëve të AAB-së në ditët e DokuFest-it, si pjesë e angazhimeve vullnetare dhe programeve të praktikës profesionale (internship).

Kolegji AAB do të jetë i pranishëm në të gjitha aktivitetet e planifikuara të DokuFest-it, ndërsa palët u dakorduan edhe për aplikime të përbashkëta në projekte për rini dhe kulturë, veçanërisht në kuadër të programeve Erasmus+.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lidhjes së arsimit me industrinë kreative dhe kulturën, duke u ofruar studentëve përvoja praktike, rrjetëzim dhe mundësi reale zhvillimi profesional.

Share: