Një seminar është organizuar nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor, duke trajtuar temën “Anti-doping dhe dukuritë negative në shkollë”.
Mësimdhënës nga mbarë Kosova morën pjesë në këtë seminar, që për qëllim kishte vetëdijësimin e mësimdhënësve të Edukatës Fizike për këto dukuri negative, dhe masat parandaluese që duhet ndërmarrë.
Fjalën hyrëse të seminarit e tha dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, Prof. Assoc. Dr Fatmir Pireva, dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor, Ardian Telaku, të cilët iu uruan dhe dëshiruan punë të mbarë e të suksesshme.