Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka zyrtarizuar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Sigma Technology”, si një kornizë të qëndrueshme partneriteti mes sektorit akademik dhe industrial.
Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Arben Ahmeti, dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, z. Arianit Pajaziti.
Nga ky bashkëpunim synohet nxitja e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në fushën e teknologjisë, fuqizimi dhe shkëmbimi i ekspertizës, si dhe kontributi në avancimin e inovacionit.
Falë këtij bashkëpunimi studentëve do t’u krijohen mundësi konkrete për angazhim në aktivitete profesionale dhe projekte praktike.


