Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë LinkPlus, ku u pritën nga Debora Meta, HR Manager dhe Ermal Sadiku, CEO i LinkPlus, të cilët i njoftuan studentët me aktivitetet, projektet dhe mundësitë e zhvillimit profesional brenda kompanisë.
Gjatë vizitës u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit AAB dhe LinkPlus, që synon të ofrojë mundësi praktike, trajnime dhe përvojë profesionale për studentët.
Ky aktivitet u mundësua dhe organizua nga Qendra e Karrierës në Kolegjin AAB, duke shërbyer si urëlidhëse ndërmjet studentëve dhe industrisë, si dhe duke kontribuar në zhvillimin e talentit të ardhshëm në fushën e teknologjisë.

