Kolegji AAB dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK (OVL) kanë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim forcimin e lidhjeve akademike dhe mbështetjes së veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.
Marrëveshja u nënshkrua nga Zv/rektori i Kolegjit Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi dhe kryetari i organizatës z. Hysni Gucati.
Ai falënderoi Kolegjin AAB për mbështetjen e vazhdueshme të organizatës dhe theksoi rëndësinë që kjo marrëveshje ka për anëtarët dhe familjet e veteranëve.