Kolegji AAB dhe ZKA-ja zhvillojnë takim për rritje të bashkëpunimit

13 Janar 2023
Dean of the Faculty of Economics

Dekani i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, prof. Medain Hashani, ka zhvilluar një vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku u takua me auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca dhe zëvendës auditorin e përgjithshëm, Bezad Halilaj.

Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e auditimit, duke shkëmbyër ndihma profesionale e akademike. Palët u pajtuan që në ditët në vazhdim iniciativa të zyrtarizohet përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit të cilin auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca e vlerësoi si tejet të rëndësishëm.

Prof. Medain Hashani, falënderoi drejtuesit e kësaj zyre për iniciativën, duke shtuar se mirëpresin bashkëpunimin me ta.

Share: