Si institucion lider në arsimin e lartë jopublik në rajon, Kolegji AAB po dëshmon gjithnjë e më shumë që përvec përgatitjes akademike të studentëve të vet, një kontribut aktiv të jashtëzakonshëm e jep edhe për shoqërinë e vendit.
Kësisoj, këtë vit për herë të dytë tashmë, Kolegji AAB organizon javën e aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermerisë.
Këto aktivitete që do të zhvillohen nga studentët dhe stafi i Fakultetit të Infermierisë, në shënim të kësaj dite të rëndësishme për shëndetësinë, përfshijnë shërbime falas për të gjithë qytetarët e Kosovës në rreth 20 komuna të vendit tonë.
Aktivitetet e shënimit të javës së shërbimeve infermierore do të nisin më 10 maj 2018, me dhurimin vullnetar të gjakut nga studentët dhe stafi i Kolegjit AAB, aktivitet ky që do të zhvillohet në laboratorët e infermerisë në AAB.
Më 11 maj 2018, ekipet e studentëve dhe stafit të Kolegjit AAB do të vendosen në dy qytetet më të mëdha të Kosovës, Prishtinë dhe Prizren për të ofruar shërbime falas për qytetarët.
Ndrësa, më 12 maj, krahas Prishtinës dhe Prizrenit, shërbime të këtilla shëndetësore pa pagesë, do të kenë rastin të përfitojnë nga studentët dhe stafi i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, edhe qytetarët e komunave të tjera, si: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Lipjan, Podujevë, Kacanik e Suharekë.
Të gjitha këto aktivitete do të ofrohen falas nga ora 10.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët e AAB-së u kanë ofruar shërbime të tilla mijëra qytetarëve në pothuaj të gjitha komunat e Kosovës.