Sot është hapur zyrtarisht konferenca rajonale e organizuar nga Kolegji AAB, me temën “Hapësira mësimore në arsim”.
Kjo konferencë që për qëllim ka prezantimin e rezultateve të kërkimeve të fundit shkencore të kryera nga studiues dhe stafi akademik nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në fushën e hapësirës mësimore në arsim, ku solli të ftuar nga universitetet më të njohura në rajon dhe Evropë.
Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, pati fjalën hyrëse në fillim të konferencës, duke iu uruar mirëseardhje të ftuarve, ndërsa tregoi edhe për zhvillimin e hapësirave arsimore në Kolegjin AAB, si dhe rezultatet që janë arritur deri tash.
Katër fjalime kryesore u mbajtën nga të ftuarit: Prof. Dr. Bardhyl Musai nga Universiteti i Tiranës, Prof. Dr. Pablo Campos Calvo Sotelo nga Universiteti San Pablo CEU, Prof. Dr. Theodor Leiber Evalag nga Universiteti i Augsburgut, Maria Joao Rosa nga Universiteti i Aveiro si dhe James Williams nga Universiteti i Birmingham.
Gjatë fjalimeve u diskutuan dhe shkëmbyen idetë në lidhje me hapësirat mësimore, në bazë të perspektivës arkitekturore, projektimit të tyre, trendet aktuale dhe zbatimin e hapësirave në arsimin e lartë.
Më vonë në Kolegjin AAB, pritet të mbahen edhe prezantime nga studiuesit e rajonit, dhe një simpozium rreth konferencës rajonale.