KOLEGJI AAB PREZANTON PËRVOJAT E PROJEKTIT HORIZON EUROPE “EDULAB” NË TRYEZËN SHKENCORE TË MASHTI-T

13 Tetor 2025

Në ambientet e MASHTI-t u mbajt tryeza shkencore me temën “Shkencat ndërdisiplinore në Kosovë: sfidat, strategjitë dhe integrimi ndërkombëtar”, ku u diskutuan gjetjet e fundit dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor.

Në këtë ngjarje, Prof. Xhavit Rexhaj nga Kolegji AAB njëherazi koordinator i projektit të financuar nga Horizon Europe – EduLab, prezantoi përvojat e AAB-së në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe krijimin e një kulture që promovon kërkimin dhe inovacionin.

Share: