Kolegji AAB mbledh fonde për fëmijët autik në nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit

2 Prill 2022

Studentë nga Fakulteti i Psikologjisë të nivelit Master janë duke zhvilluar një iniciativë për grumbullim të fondeve në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin dhe aftësimin e disa fëmijëve autik në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit.

Vajzat kanë realizuar punime dore të cilat jane duke i ofruar për të gjithë ata që dëshirojnë t’i blejnë dhe të jenë kontribues i buzëqeshjes për fëmijët autik. Sumeja Hoxhaxhiku, Dardane Bublaku, Shkurte Topanica, Arbenita Shala dhe Liberta Uka të gjithë dashurinë e kanë shkrirë në art për fëmijët autik, përveq kësaj duke ftuar të gjithë të bëhen pjesë e kreativitetit të tyre.

Share: