Për dy ditë me radhë (16 dhe 17 prill) Kolegji AAB ishte targeti i një numri të madh maturantësh gjatë Panairit të Edukimit, që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Ky panair është përmbyllur suksesshëm sot për institucionin tonë, ndërsa vizitë realizoi edhe rektori Blerim Olluri, duke parë nga afër interesimin e dukshëm të shprehur nga vizitorët e tjerë.
Si çdo edicion të deritanishëm Kolegji AAB është kujdesur që edhe këtë herë të jetë në përpikëri me kërkesat e maturantëve, duke ndarë informata për institucionin, oferta të shumta si dhe detaje rreth programeve të studimeve.