Kolegji AAB mori pjesë në seminarin për bashkëpunim me programin Erasmus+, ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë të Francës dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Ky seminar u mbajt në Tiranë me 22 dhe 23 nëntor, derisa nga Kolegji AAB pjesëmarrës ishin: Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze Aida Alla; Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Hysen Kasumi; Koordinatorja për Sigurim të Cilësisë, Diellza Olluri dhe Zyrtarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, Erëza Mehmeti.
Ideja e këtij seminari ishte rritja e bashkëpunimit në arsimin e lartë mes vendeve pjesëmarrëse në program, ndërsa Kolegji AAB synon të krijojë kontakte të reja për t’u identifikuar partnerët potencialë për bashkëpunimet në projektet Erasmus+.