Zv/Rektori Ilir Bytyçi dhe prorektorja Venera Llunji, ishin të ftuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në Akademinë Përkujtimore të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Kjo akademi përkujtimore u mbajt më 21 janar 2026, në ambientet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, ku morën pjesë personalitete të shumta institucionale, akademike dhe shoqërore.
Gjatë kësaj ngjarje u theksua roli i presidentit Rugova si një udhëheqës i qetë, i përkushtuar, i cili përmes punës dhe angazhimit të tij të palodhur, ndërtoi themelet e shtetit të Kosovës dhe frymëzoi breza të tërë për paqe, dialog dhe demokraci.
Figura e tij mbetet simbol i mençurisë dhe vizionit për të ardhmen e Kosovës.
