Kolegji AAB merr pjesë në garat e futsal dhe volejboll për nder të festave të nëntorit

23 Nëntor 2022

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Kolegjin AAB, kanë organizuar gara në fustsall dhe volejboll për nder të festave të nëntorit, ku garuan ekipe të studentëve nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB dhe të UNT. Në një atmosferë tejet të ngrohtë studentët patën mundësinë përveç të garojnë edhe të shoqërohen në një përballje miqësore mes tyre.

Përgjegjësi i programit studimor të sportit dhe shkencave sportive nga universiteti “Nënë Tereza”, prof. dr. Blerim Saiti, iu uroi mirëseardhje studentëve bashkë me prorektorin prof. dr. Shemsedin Vehapi dhe dekanin e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, prof. dr. Fatmir Pireva.

Prorektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Shemsedin Vehapi falënderoi universitetin për mikpritjen, derisa shtoi se do të kenë përkrahjen e Kolegjit AAB kurdo që të jetë nevoja. Ndërsa kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se universiteti “Nënë Tereza” vlerëson lartë mbështetjen që kanë marrë nga Kolegji AAB gjatë themelimit të këtij programi studimor.

Në fund nga komuna e Çairit u nda mirënjohje për Kolegjin AAB, për mbështetjen si në aspektin e përcjelljes së përvojës ashtu edhe me sigurimin e kuadrit mësimor.

Share: