Kolegji AAB ndan shtatë bursa për vajzat futbolliste në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

13 Gusht 2024

Në një ceremoni të organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Kolegji AAB ka ndarë shtatë bursa për lojtaret e klubit futbollistik “Prishtina”.

Këto bursa u ndanë nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, i cili tha se përfitueset e bursave mund të zgjedhin drejtimet e shumta që ofrohen në Kolegjin AAB, ndërsa theksoi se është kënaqësi e veçantë të kontribuohet në këtë mënyrë.

Edhe presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në fjalimin e saj theksoi peshën e detyrës që bartim për të siguruar që të rinjtë ta kenë mundësinë të arrijnë majat kudo.

Kolegji AAB si një ndër shtyllat kryesore ka fuqizimin e rinisë dhe avancimin e tyre në shoqëri përmes arsimit të mirëfilltë dhe ndihmave në forma të ndryshme për ta.

Share: