Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka organizuar një seminar në bashkëpunim me Federatën e Bodybuilding dhe Fitnesit për trajner personal. Seminari është mbajtur në Kolegjin AAB për tre ditë rresht dhe synonte ofrimin e njohurive të reja të fitnesit për trajner personal.
Ky seminar u zhvillua në pjesën teorike dhe praktike, ku ligjërues ishin profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit: Fatmir Pireva, Nazim Myrtaj dhe Shemsedin Vehapi.
Pjesëmarrësit në fund të këtij seminari janë testuar dhe akredituar për trajner personal të fitnesit, ndërsa u ndanë edhe certifikatat.