Prof. Fitim Uka nga Klinika “Empatia” mbajti ligjëratë vetëdijësuese për studentët e Fakultetit të Psikologjisë. Gjatë këtij prezantimi, studentët ndër të tjera, patën rastin të dëgjojnë për zhvillimet e fundit në aspektin shkencor dhe trajtues të autizmit, për diversitetin dhe pasurinë që e karakterizon botën e fëmijëve autik dhe për rëndësinë e intervenimit të hershëm në rastet e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Studentët e Fakultetit të Psikologjisë, në kuadër të kësaj dite në ambientet e Kolegjit AAB, shitën aksesorë punim dore dhe përfitimet nga shitja e të cilave do të përdoren për t’u dalë në ndihmë fëmijëve autik.
Kolegji AAB shprehë mirënjohje për bashkëpunëtorët për organizimet e përbashkëta, duke shikuar nga aktivitetet e ardhshme për studentët tanë dhe kontributin e shtuar social, pjesë e misionit të kolegjit.