I mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, është mbajtur trajnim për trajnerët e hendbollit. Trajnimi u bë sipas RINKCK konventës, që nisi me 25 nëntor 2022 duke u zhvilluar për disa module, ndërsa u vlerësua si tejet i suksesshëm.
20 trajnerë pjesëmarrës morën diplomat pas përfundimit të trajnimi, të ndara nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, njëherazi nënpresident i KOK. Saraçini, falënderoi ligjëruesit dhe Kolegjin AAB për bashkëpunim profesional duke theksuar se shkollimi i kuadrove është një nga prioritetet e FHK-së.
Në këto javë pati ligjërues të ndryshëm si Prof. Dr. Nazim Myrtaj, Prof. Dr. Jeton Havolli, Leonard Cula. Kurse këtë fundjavë ishte edhe ekspertja e EHF-së, Prof. Dr. Lidija Bojiq-Çaçiq nga Kroacia.