Koordinatori i projektit Edu4Migration, Ardian Sallauka, dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Sociale, Jeton Brajshori, përfaqësuan Kolegjin AAB në ngjarjen ndërkombëtare “Practitioners’ Days” në Salzburg, Austri.
Ky aktivitet, i organizuar në kuadër të projektit Edu4Migration, i financuar nga programi Erasmus+, synoi prezantimin e praktikave më të mira në fushën e shërbimeve për migracionin dhe ndarjen e përvojave midis institucioneve partnere nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni i Salzburgut. Pjesëmarrësit ndoqën prezantime nga organizata si Caritas, SOS Balkan Route, Diakonie dhe Apropos, si dhe morën pjesë në diskutime interaktive.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve partnere nga Kosova dhe Shqipëria, përfshirë: IBC-M, IREDS, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti i Tiranës, Kolegji Universitar LOGOS, Universiteti Barleti dhe IRCA. Në takim u bashkëngjit edhe stafi akademik nga UCL University College në Danimarkë, duke kontribuar me perspektiva ndërkombëtare mbi sfidat dhe praktikat në fushën e migracionit.
Ngjarja shënoi një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e migracionit.