Kolegji AAB në pritjen zyrtare për Profesorin e njohur japonez, Hisashi Owada

20 Qershor 2025

Me ftesë të Ambasadorit të Japonisë në Austri dhe Kosovë, Sh.T. Z. Kiminori Iwama, dhe znj. Tomomi Iwama, u organizua një pritje e veçantë në nder të Ekselencës së Tij, Profesor Hisashi Owada, jurist i njohur dhe ish-gjyqtar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ngjarja u mbajt të mërkurën në ambientet e Hotelit Emerald në Prishtinë dhe mblodhi përfaqësues të rëndësishëm të botës akademike dhe diplomatike në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë edhe Rektori i Kolegjit AAB, Prof. Dr. Blerim Olluri, dhe Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Venera Llunji.

Gjatë këtij takimi, Rektori Olluri pati rastin të takohej me Profesorin Owada, të cilit i prezantoi nga afër misionin, programet dhe vizionin e Kolegjit AAB. Ai theksoi përkushtimin e institucionit për cilësi në arsimin e lartë, inovacionin akademik dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Pritja shërbeu si një akt nderimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Profesor Owada-s në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe si një mundësi për të fuqizuar më tej marrëdhëniet akademike e kulturore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

Share: