Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Byronë Kosovare të Sigurimit

30 Mars 2021

Në ambientet e Kolegjit AAB u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes Kolegjit AAB dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit. Marrëveshja u nënshkrua nga rektori Dr.sc. Bujar Demjaha, dhe Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet si: bazat e sigurimeve, menaxhimi i riskut, analiza e riskut, produktet e sigurimeve jetë dhe jo-jetë, ri-sigurimet, marketingu, kanalet e shitjes; ligjërimi i përbashkët në trajnime për ndërmjetësues në sigurime dhe trajnimet tjera profesionale.


Përveç kësaj, në sajë të kësaj marrëveshjeje palët u dakorduan për organizimin e përbashkët të tryezave debatuese dhe shkencore, ku do të trajtohen çështje me interes, si: diskutime mbi zhvillimin e tregut financiar të sigurimeve; analiza të tregut të sigurimeve dhe impakti në ekonomi; trendet në sigurime – zhvillimi i sistemeve dhe produkteve, etj..

Share: