Kolegji AAB Nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë AnchorzUp

27 Shkurt 2026

Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe kompanisë “AnchorzUp”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në afrimin e studentëve me industrinë e tekonologjisë.

Kjo marrëveshje synon organizimin e praktikave, punëtori të ndryshme, ligjërata nga ekspertët e fushës si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

Dekani i Fakultetit , Prof. Dr. Arben Ahmeti, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke e cilësuar si një mundësi konkrete për lidhjen e studimeve akademike me tregun e punës.

Ndërkaq, drejtoresha e kompanisë, Jeta Zagragja, shprehu kënaqësinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje  dhe gatishmërinë për të mbështetur  studentët në zhvillimin e tyre profesional.

Share: