Prorektorja Venera Llunji dhe drejtori ekzekutiv i iCHAT, z. Besmir Kokollari sot në Kolegjin AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ralizimi i projektit për simulimin e “Modeli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë” dhe njëkohësisht promovimi i dyanshëm i gjithë aktitviteteve që do të realizohen brenda një periudhe të caktuar kohore.
Kolegji AAB do të përfaqësohet nga disa studentë të Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Gjuhës Angleze. I gjithë procesi i përgatitjeve do të jetë përplot me takime dhe aktivitete të ndryshme të cilat do të ndiqen dhe realizohen nga studentët.
Ky aktivitet do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyeshme si për institucionin ashtu edhe për studentët që të ndërtojnë ura miqësie dhe të jenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të fushës së arsimit dhe kulturës.