Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri dhe prorektorët Venera Llunji dhe Hasan Saliu, kanë mirëpritur në takim delegacionin nga International Slavic University i Maqedonisë së Veriut.
Delegacioni përbëhej nga rektorja Lenche Petreska, nënkryetari i Bordit Menaxherial Borche Serafimovski dhe anëtarët Mihaela Gjorcheva dhe Ivan Spasev.
Gjatë takimit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve, që ka për synim zhvillimin akademik dhe shkencor të dy institucioneve.