Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare dhe vendore, Kolegji AAB së fundi ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin Publik “Haxhi Zeka” të Pejës. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc. Bujar Demjaha, dhe Rektori i Universitetit Publik të Pejës, Prof.Dr. Armand Krasniqi.
Marrëveshja parasheh bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore. Po ashtu me këtë marrëveshje është vlerësuar të bëhen edhe shkëmbimi i materialeve akademike si dhe informacioneve të tjera të nevojshme.