Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje me Asociacionin e Komunave të Kosovës

24 Korrik 2024

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri bashkë me prorektorët Petrit Bushi dhe Venera Llunji, sot ishin në takim zyrtar me Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.

Në takim u fol për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy palëve, që ka për qëllim mundësitë e ndryshme për të rinjtë.

Me këtë rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kjo marrëveshje përfshin forma të ndryshme bashkëpunimi si: praktikën studentore, bashkëpunimin kërkimor, angazhimin për komunitetin, zhvillimin e kapaciteteve, iniciativat arsimore etj.

Share: