Kolegji AAB Nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin e Shkupit

22 Nëntor 2024

Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkupit, i përfaqësuar nga zv/rektori Zoran Ivanovski, duke shënuar fillimin e një partneriteti akademik midis dy institucioneve.
Marrëveshja mbulon bashkëpunimin në fusha si shkëmbimi akademik, kërkimi shkencor dhe promovimi i miqësisë institucionale.
Gjatë kësaj vizite Llunji ishte folëse kryesore në konferencën e Universitetit të Shkupit, me temën “Shaping the Future: Trends and Insights for Tomorroë.” Në fjalën e saj, ajo ofroi një pasqyrë gjithëpërfshirëse të historikut, arritjeve dhe ndikimit të Kolegjit AAB në rajon.
Ajo theksoi rëndësinë e adresimit të sfidave globale dhe dëgjoi diskutimet e të ftuarve të tjerë pjesëmarrës, mbi temat e promovimit të interdisciplinarit përmes Aleancave Edukative të Ballkanit dhe rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin e sipërmarrjes, veçanërisht në temën e menaxhimit të aspekteve turisitke dhe mikpritëse.
Në konferencë mori pjesë edhe drejtoresha e Qendrës për Aftësim Profesional dhe Inovacion Diana Qarkaxhija.

Share: