Kolegji AAB në kuadër të projektit Homodigitalis, të financuar nga Komisioni Evropian, do të jetë nikoqir i trajnimit të titulluar “MOOC Design: From Concept to Deployment” më 19-20 shkurt 2025. Trajnimi do të udhëhiqet nga profesorët Nikolaos Avouris dhe Christos Sintoris, ekspertë të arsimit online, nga Universiteti i Patras, Greqi. Ky trajnim dy-ditor do të trajtojë aspekte kyçe të zhvillimit të Massive Open Online Courses (MOOCs), përfshirë dizajnin e kurseve, strategjitë e angazhimit dhe teknikat e sigurimit të cilësisë. Në trajnim do të marrin pjesë stafi i kolegjit AAB që janë pjesë e projektit, si dhe stafi nga partnerët rajonal në projekt: IBCM, Logos University, POLIS University, Sarajevo School of Science and Technology, dhe University of Sarajevo.