KOLEGJI AAB NIS PROGRAMIN “PEER-TO-PEER SUPPORT” PËR STUDENTËT E RINJ

11 Tetor 2025
Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB ka inicuar takimin e parë “Peer-to-peer support”.

Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB ka inicuar takimin e parë “Peer-to-peer support”.

Ky takim ka për qëllim krijimin e një hapësire mbështetëse dhe miqësore për studentët e vitit të parë, në mënyrë që ata të ndihen të përfshirë dhe të sigurt në fillimet e tyre akademike.

Programi “Peer-to-Peer Support” synon të ndihmojë studentët në menaxhimin e sfidave gjatë fillimit të studimeve, adaptimin në mjedisin akademik dhe social të kolegjit, si dhe ndërtimin e një rrjeti mbështetës.

Ky aktivitet u organizua për herë të parë në Ditën e Shëndetit Mendor, duke theksuar rëndësinë e mirëqenies emocionale dhe sociale në jetën studentore.

Në bashkëpunim me Unionin e Studentëve, planifikohet të vazhdoj tutje si formë e mbështetjes për njëri-tjetrin.

Bashkë për një fillim të shëndetshëm!

Etiketa: ,

Share: