KOLEGJI AAB DHE NLA ZHVILLOJNË TAKIM ONLINE PËR MOBILITETIN E STUDENTËVE DHE STAFIT

5 Nëntor 2025

Kolegji AAB dhe NLA University College në Norvegji, kanë zhvilluar takim online për të shqyrtuar mundësitë e përmirësimit të mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik.

Takimi u zhvillua mes Prorektores së Kolegjit AAB, Venera Llunji, dhe Zyrtares Ndërkombëtare të NLA University College, Solveig Omland.

Sfidat në mobilitetin e studentëve

Gjatë diskutimit u theksuan sfidat që kanë studentët dhe cilat programe tërheqin më shumë aplikantë për mobilitete studentore.  Andaj për këtë arsye u fol rreth inkurajimit të studentëve për të marrë pjesë në programet Erasmus+, gjatë viteve në vijim.

Mobiliteti i stafit akademik

AAB gjithashtu është duke eksploruar mundësitë për mobilitetin e stafit akademik, si një nga mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Bashkëpunimi mes dy institucioneve

Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë përkushtimin për planifikime dhe programe të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë Java Ndërkombëtare, shkëmbimet e stafit dhe partneritetet akademike, që kanë për synim zhvillimin profesional dhe forcimin e lidhje`ve institucionale.

Share: