Rreth 500 maturantë, nga të gjitha shkollat e mesme të Kosovës, të sistemuar në ekipe të ndara, kanë marrë pjesë në garat sportive të organizuara nga Kolegji AAB në disiplinat e volejbollit dhe futsall.
Vendin e parë në garën e volejbollit e fituan maturantët e Gjimnazit “Zenel Hajdini” nga Gjilani, vendin e dytë Shkolla “Ismail Qemali” nga Kamenica, ndërsa dy vendet e treta në këto gara i fituan Shkolla “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Shkolla “Sejdi Kryeziu”, nga Rogana e Kamenicës.
Në garat në Futsall ekipi fitues dolën maturantët e Shkollës “Ali Hadri” nga Peja, vendin e dytë e zunë maturantët e Gjimnazit “Hivzi Sylejmani” nga Fushë Kosova dhe vendin e tretë Shkolla “Hoxhë Kadri Prishtina” nga Prishtina.
Në përfundim të këtyre aktiviteteve maturantët shprehën falënderime ndaj Kolegjit AAB dhe grupit organizues të këtyre garave sportive.