Kolegji AAB organizon trajnimet për “Rolin e drejtorëve dhe koordinatorëve të cilësisë në menaxhimine cilësisë në shkolla”

13 Nëntor 2024

Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion në bashkëpunim me Zyrën e Marketingut të Kolegjit AAB, kanë mbajtur trajnimin “Roli i drejtorëve dhe koordinatorëve të cilësisë në menaxhimin e cilësisë në shkolla”.
Ky trajnim është udhëhequr nga profesor Selim Mehmeti, duke synuar forcimin e aftësive në menaxhimin e cilësisë për stafin edukativ dhe administrativ të shkollave partnere, që kontribuojnë në përmirësimin e standardeve arsimore.
Disa nga temat për të cilat u diskutua gjatë trajnimit ishin: Strukturat dhe proceset për menaxhimin e cilësisë, procesi për sigurimin e cilësisë në shkollë, hartimi i një plani të veprimit për përmirësimin e cilësisë etj.

Share: