Kolegji AAB përfshin studentët në procesin e rishikimit të programeve të studimit

1 Dhjetor 2023
AAB College involves students in the process of reviewing study programs

Në muajin nëntor Kolegji AAB ka organizuar takimet me studentët për rishikimin e programeve të studimit të cilat janë në proces të riakreditimit, përmes fokus grupeve.

Qëllimi i organizimit të fokus grupeve të studentëve ishte identifikimi i përparësive dhe mangësive në programet e studimeve nga perspektiva e tyre, me theks të veçantë planprogramet e studimit, metodologjitë e mësimdhënies dhe metodat e vlerësimit.

Takimet u zhvilluan nga udhëheqësja e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë Roberta Bajrami dhe koordinatorët e cilësisë në nivel të fakulteteve Aida Thaçi, Besim Gashi, Eriona Ajvazi, Ganimete Ismajli, Samir Jakupi.

Të gjithë siguruan se rekomandimet e tyre do adresohen dhe përfshihen në përmbajtjet e rishikuara të programeve të studimit.

Në fokus grupe ishin studentët nga programet e studimit Administratë Publike, Programim, Banka Financa dhe Kontabilitet, Kontabilitet dhe Auditim, Shkenca Sociale dhe Shëndet Mendor.

Share: