Kolegji AAB pjesë e punëtorisë së Erasmus+ nga Universiteti i Dubrovnikut            

26 Janar 2023
AAB College part of the Erasmus+ workshop from the University of Dubrovnik

I përfaqësuar nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Medain Hashani dhe Prof. Ass. Dr. Agron Mustafa, Kolegji AAB ka marrë pjesë në punëtorinë e Erasmus+, e iniciuar nga Universiteti i Dubrovnikut.

Kjo punëtori u mbajt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Podgoricës, ku kishte përfaqësues të Universitetit të Splitit dhe Universitetit të Prishtinës.

Gjatë kësaj punëtorie u bë edhe finalizimi i Projektit për Erasmus+, ku do jenë të përfshirë edhe partnerë të tjerë nga Evropa Qendrore dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Share: