Kolegji AAB pjesëmarrës në Panairin e Librit “Prishtina 2025”

12 Qershor 2025

Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” është hapur edicioni i 25’të i Panairit të Librit, ku po merr pjesë Kolegji AAB me Shtëpinë Botuese AAB.

Këtë vit në hapësirën e Shtëpisë Botuese AAB janë ofruar tituj të rinj dhe botimet më të kërkuara për të gjithë dashamirët e librit.

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri vizitoi hapësirën e Kolegjit AAB në këtë panair, ku qëndroi edhe drejtori i bibliotekës Urim Sallauka.

Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në Panairin e Librit përforcon rolin e institucionit në promovimin e dijes dhe botimeve cilësore.

Share: