Kolegji AAB pjesëmarrës në punëtorinë “Lidershipi në Mësim” e organizuar nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë

18 Qershor 2024

Ilirjana Geci dhe Erëza Mehmeti nga Zyra për Projekte në Kolegjin AAB kanë marrë pjesë në punëtorinë “Lidershipi në Mësim” të organizuar nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, përmes Misionit të Asistencës Teknike (TAM), me datën 10-11 qershor 2024.

Në punëtorinë e udhëhequr nga eksperti për arsimin e lartë, Prof. Bernold Hasenknopf nga Universiteti i Sorbonnes Francë, u trajtuan çështje të ndryshme përmes sesioneve si: mësimdhënësi dhe studenti në kontekst social, bazat nga proceset njerëzore kognitive, motivimi dhe reagimet etj.

Në punëtori morën pjesë edhe përfaqësues të ndryshëm nga të gjitha universitetet e Kosovës, studentë, staf akademik dhe përfaqësues të industrisë, gjë që mundësoi rrjetëzim dhe planifikim për aktivitete dhe projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Share: