Kolegji AAB po merr pjesë në Panairin e Edukimit Prishtina 2018

19 Prill 2018

Në edicionin e 12-të të Panairit të Edukimit 2018, që ka filluar sot dhe do të mbahet deri më 20 prill 2018 në Prishtinë, për herë të parë po merr pjesë edhe Kolegji AAB.

Në këtë panair ku po marrin pjesë institucione të shumta edukative e arsimore nga vendi, rajoni dhe vende evropiane, Kolegji AAB bashkë me subjektet tjera arsimore të saj: British School of Kosova, Shkolla Profesionale Gjermane dhe Instituti AAB për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar, është promovuesi më i madh i ofertave studimore në këtë panair.

Në hapje të panairit stendën e Kolegjit AAB e vizitoi edhe Ministri i arsimit, z.Shyqyri Bytyqi, i cili u njoftua për mundësitë të cilat po promovohen në këtë panair. Panairi i Edukimit, po mbahet në sallën “1 Tetori”, ndërsa numri i madh i të interesuarve për ofertat akdemike të AAB-së, u vërejt qysh në orët e para të panairit. Duhet përmendur se AAB në këtë panair vjen me oferta të veçanta për regjistrim të hershëm për të gjithë të interesuarit.

Share: