Kolegji AAB shënon Ditën e Infermierisë me aktivitete të shumta

13 Maj 2025

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore ka shënuar Ditën e Infermierisë me aktivitete të shumta, ndër të cilat përfshiheshin edhe ofrimi i shërbimeve falas për qytetarët.

Në këtë ditë studentët e këtij fakulteti nën mbikëqyrjen e profesorëve ofruan matjen e tensionit, glikemisë, peshës trupore, matjen e pulsit dhe shërbime tjera falas për të gjithë kalimtarët.

Këto aktivitete të studentëve u mbajtën në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa gjatë një jave do ketë edhe tryeza diskutimi, kurs ndërkombëtar dhe aksion humanitar për dhurim gjaku.

Share: