Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave të moshuar, Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB sot ka organizuar vizitë në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, vizitë kjo e cila rezultoi si aktivitet shumë i qëlluar.
Vizita u realizua nga studentët dhe stafi akademik, të cilët kanë shpërndarë edhe dhurata simbolike për të gjithë banuesit e kësaj qendre dhe kanë shfrytëzuar këtë vizitë për të kaluar momente të përbashkëta me ta.
Ndryshe, Fakulteti i Infermierisë në bashkëpunim me Institutin AAB për të shënuar 1 tetorin, Ditën Ndërkombëtare të personave të moshuar, të hënën më datë 1 tetor nga ora 09:00 deri në orën 14:00, do të organizojë aktivitete të ndryshme promovuese të shëndetit, ku do të përfshihen qytetarët e Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës, Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, etj..